Last Updated on 30/09/2026 by Monika
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, u ndal te situata e Shqipërisë në procesin e integrimit.
Në konferencën për shtyp në Kryeministri, Von der Leyen u shpreh se Shqipëria ka bërë ecuri fantastike, por në këtë fazë nevojiten reforma të mëtejshme në të gjithë kapituj dhe zbatimi i këtyre reformave, që siç theksoi, janë një mënyrë për të sjellë ndryshime të vërteta.
“Shqipëria sërish ka bërë ecuri fantastike, keni hapur grupkapitujt e fundit, në korrik keni mbyllur 3 kapitujt e parë. I siguroj shqiptarëve, anëtarësimi nuk do ta bëjë vetëm Shqipërinë më të fortë, por edhe BE më të fortë. Nevojiten reforma të mëtejshme në të gjithë kapitujt e hapur, mbrojtja e mjedisit, natyra marramendëse e shqipërisë, dhe që ato reformat ë zbatohen plotësisht, për të sjellë ndryshime të vërteta. Kjo kërkon angazhim të vërtetë përtej ndasive politike e dialog me shoqërinë për tiu përgjigjur të gjitha shqetësimeve të shoqërisë”, tha ajo./mxh
