Klodi dhe Franceska Rrustemi janë kthyer në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale, pas publikimit të disa fotografive ku shfaqen së bashku në stadium.
Pamjet kanë nxitur menjëherë kuriozitetin e ndjekësve, të cilët kanë nisur të aludojnë për një afrimitet më shumë sesa miqësor mes dy personazheve të njohur.
Ajo që ka tërhequr veçanërisht vëmendjen janë byzylykët që të dy mbajnë në duar. Ky detaj nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit, të cilët kanë ngritur pikëpyetje nëse bëhet fjalë për një simbol të veçantë të raportit të tyre.
Fotografitë kanë mjaftuar për të ndezur diskutimet mbi mundësinë e një çifti të ri në showbiz-in shqiptar.
Megjithatë, deri më tani, as Klodi dhe as Franceska nuk kanë reaguar për aludimet, ndërsa nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për një lidhje mes tyre.
Mbetet për t’u parë nëse mes dyshes ka vetëm një miqësi apo nëse pas këtyre pamjeve fshihet një histori e re dashurie./mxh
