Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, komentoi sot protestat disaditore qytetare kundër qeverisë.
Duke folur lidhur me këtë zhvillim, Malaj tha për “A2 CNN” se kryeministri Edi Rama po shfaq qëndrime neodiktatorial përmes veprimeve të tij.
Sipas Malajt, Rama nuk bën dot më asgjë të mirë për Shqipërinë, prandaj ëhstë koha që ai të largohet nga detyra.
“Largohet apo jo Rama, këtë e përcakton ai vetë. Por çdo këmbëngulje e tij, për mua, është një vetëkalim në veprime që afrohen jo thjesht me autokracinë, por me një qëndrim neodiktatorial. Është koha të largohet. Ai nuk bën dot më asgjë të mirë për Shqipërinë. Kjo klimë përçarjeje sociale, tensionet mes shqiptarëve, mes palëve politike dhe grupeve të ndryshme nuk i shërbejnë vendit”,-tha Malaj./mxh
