Last Updated on 15/06/2026 by EL
dërsa Kupa e Botës mbërtheu tifozët në mbarë botën, një bar në Miami po e çon frymën e turneut përtej stadiumit, me kokteje dhe birra që kanë si kryefjalë futbollin.
Në “Grails”, një lokal në qendër të Miamit, është bërë një gjetje e veçantë në shërbimin e tyre gjatë Botërorit. Takat e futbollit janë kthyer në gota për klientët e tyre. Tifozët që ndoqën ndeshjen e Gjermanisë kundër Curaçaos pinin kokteje nga gota në formë atletesh, të zbukuruara me afishe të flamurit gjerman, ndërsa birrat shërbeheshin nga një miniaturë e trofeut të Kupës së Botës. Dhjetëra ekrane televizive transmetuan ndeshjen drejtpërdrejt, ndërsa mbështetësit brohorisnin dhe ndiqnin aksionin.
Tifozët mund t’i personalizojnë gotat e tyre të koktejeve me afishe të ekipeve të tyre të preferuara kombëtare, ndërsa birra shërbehet në gota në formë trofeu. Në përfundim të ndeshjes, pronari i lokalit tha se klientët mund t’i marrin gotat me vete si suvenire.
Miami është një nga qytetet pritëse të Kupës së Botës FIFA 2026, me ndeshje të planifikuara në stadiumin e Miamit në Miami Gardens. Ndeshja e parë në Miami luhet këtë të hënë, kur Arabia Saudite përballet me Uruguain./ET
