Last Updated on 27/10/2026 by Monika
Trajneri i Juventus, Luciano Spalletti, po shqyrton mundësinë e lënies në stol të sulmuesit Kolo Muani për ndeshjen e mesjavës kundër Genoa, për të pasur skuadrën të gatshme për sfidën e së dielës ndaj Napoli.
Sulmuesi francez ka qenë titullar në të teta ndeshjet e Serie A, por ka shënuar vetëm një gol në barazimin kundër Cagliari, ndërsa realizimet kundër Nijemegen dhe Celta Vigo në Europa League nuk justifikojnë plotësisht investimin e klubit prej 50 milionë eurosh.
Për transfertën ndaj Genoas, Spalletti mund të aktivizojë nga minuta e parë Nick Woltemade, i cili po përshtatet mirë me kërkesat e skemës 3-5-2. Përkrah ish-lojtarit të Neëcastle në sulm pritet të luajë Alajbegovic ose Boga, si një zgjidhje e përkohshme taktike për të përballuar kalendarin e ngjeshur me tre ndeshje në pak ditë.
Për shkak të dëmtimeve dhe mungesës së një pike referimi në zonë, drejtuesit e Juventus po planifikojnë të ndërhyjnë për një sulmues në merkaton e janarit. Folarin Balogun mbetet një objektiv konkret, pasi lojtari i datëlindjes 2001 është lënë jashtë listës së Conference League nga Monaco dhe po gjen pak hapësira në Ligue 1.
Operacioni për amerikanin mund të lehtësohet edhe nga fakti që ai zotëron një pasaportë britanike. Sipas “Tuttosport”, alternativat e tjera për sulmin janë Alexander Sorloth i Atletico Madrid, si dhe Antonio Raimondo i Frosinone, me këtë të fundit që është në pronësi të Bologna dhe mbetet një lëvizje më e mundshme për merkaton e verës së vitit 2027./mxh
