Last Updated on 16/02/2026 by EL
Një komisioner i Bashkimit Evropian do të marrë pjesë këtë javë në takimin inaugurues të ” Këshillit të Paqes ” të Donald Trump, pa anëtarësimin e BE-së në këtë institucion, njoftoi sot Brukseli.
Dubravka Šuica, Komisionere për Mesdheun, do të udhëtojë për në Uashington për këtë takim, i cili është planifikuar të zhvillohet të enjten, për të dëgjuar qëndrimin evropian mbi situatën në Gaza.
“Do të marrë pjesë në takimin e Këshillit të Paqes për pjesën e veçantë kushtuar Gazës. Më lejoni të nënvizoj se Komisioni Evropian nuk po bëhet anëtar i Këshillit të Paqes”, tha zëdhënësi i BE-së, Guillaume Mercier.
Një miliard dollarë duhet të paguhen nga anëtarët e përhershëm në “Këshill të Paqes”.
Siç raporton APE-MPE, organi i kryesuar nga Donald Trump u krijua për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës, por statuti i tij i cakton një qëllim shumë më të gjerë, atë të zgjidhjes së konflikteve të armatosura në të gjithë botën.

Donald Trump e ka zgjeruar “përgjegjësinë” e “Këshillit të Paqes” përtej çështjes së përfundimit të luftës në Gaza.
Anëtarët e përhershëm të “Këshillit të Paqes” duhet të paguajnë një miliard dollarë për t’u anëtarësuar në të, gjë që po shkakton kritika se këshilli mund të bëhet një version “i paguar” i Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Në një konferencë për shtyp sot, Brukseli theksoi se ata gjithmonë kanë pasur “një numër të caktuar pyetjesh” në lidhje me këtë institucion.
Dhe të cilat lidhen kryesisht me “fushën e saj”, “qeverisjen [menaxhimin]e saj” dhe “përputhshmërinë e saj me Kartën e Kombeve të Bashkuara”./et
