Last Updated on 31/12/2024 by adminfjala
Tirana mirëpret një nga ngjarjet më të pritura të vitit, “Koncertin e Fundvitit”, organizuar nga Bashkia e Tiranës, i cili sjell një atmosferë të ngrohtë dhe festive për qytetarët dhe vizitorët. Ky aktivitet do të ofrojë një program të pasur artistik, ku këngët tradicionale dhe moderne të Krishtlindjeve do të interpretohen nga artistët më të njohur shqiptarë.