Forcat izraelite kanë shënjestruar periferinë jugore të Bejrutit, duke shënuar kështu shënon herën e parë që Izraeli ka goditur qytetin që nga hyrja në fuqi e armëpushimit të përkohshëm me Libanin më 17 prill.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu konfirmoi se ushtria izraelite goditi kryeqytetin e Libanit, Bejrut. Netanyahu tha se sulmi kishte në shënjestër një komandant të lartë të Hezbollahut.
Bejruti dhe periferitë e tij jugore ishin kursyer nga sulmet izraelite që nga 8 prilli, kur sulmet masive izraelite në të gjithë vendin vranë më shumë se 350 njerëz.
Sulmet izraelite në Liban kanë vrarë që atëherë më shumë se 2,700 njerëz dhe kanë nxitur zhvendosje të më shumë se një milion njerëzve, veçanërisht nga Libani jugor dhe lindor dhe periferitë jugore të Bejrutit./mxh
