Kuvendi i Kosovës është konstituuar. Pas zgjedhjes së Kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiut janë zgjedhur edhe pesë nënkryetarët.
Me 104 vota pro, 3 kundër dhe 6 abstenim, nënkryetarët e Kuvendit janë zgjedhur: Ardian Gola (LVV), Vlora Çitaku (PDK), Kujtim Shala (LDK), Sllvako Simiç (Lista Serbe) dhe Emilia Rexhepi (Grupi Multietnik).
Kryetarja, Albulena Haxhiu, shpalli të konstituuar institucionin ligjvënës, pas zgjedhjes së saj dhe të pesë nënkryetarëve. Haxhiu njoftoi se sot do të mbahet edhe një seancë tjetër, ajo për votimin e Qeverisë së re të Kosovës./mxh
