Last Updated on 08/12/2025 by EL
ijëra banane kanë dalë në breg të Selsey në West Sussex pasi 16 kontejnerë ranë nga anija e ngarkesës Baltic Klipper pranë Isle of Wight.
Tetë prej kontejnerëve përmbanin banane, ndërsa të tjerët plantain, avokado ose ishin bosh.

Dy kontejnerë “u thyen” nga dallgët dhe mbeturinat u përhapën nëpër plazh, duke tërhequr dhjetëra kuriozë.

Autoritetet vendosën kordon sigurie dhe paralajmëruan qytetarët të mos i afrohen zonës.
Ndërkohë, ekipet e emergjencës po punojnë për largimin e mbeturinave dhe sigurimin e zonës bregdetare. /e.t
