Last Updated on 08/12/2025 by Monika
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, ditën e sotme ne një fjalim në parlament mbrojti pozitat ndërkombëtare të Izraelit, duke refuzuar kritikat e opozitës.
Ai theksoi se mban një “komunikim të vazhdueshëm” me presidentin rus Vladimir Putin “për të mbrojtur interesat jetike” të Izraelit dhe shtoi se vendi është “më i fuqishëm se kurrë”.
Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës se pozita ndërkombëtare e Izraelit është dobësuar në mes të luftës në Gaza, Netanyahu theksoi para Knesetit se “Izraeli është fuqia më e fortë në Lindjen e Mesme”.
Ai filloi fjalimin e tij duke kritikuar titullin e debatit, duke thënë: “Cila është kjo ‘rënia e supozuar’? Ata që mbështesin këtë, janë të shkëputur nga realiteti.”
Në lidhje me kontaktet ndërkombëtare, Netanyahu theksoi se “shumë shtete dhe liderë botërorë po na kërkojnë”, duke nënvizuar gjithashtu se ende ekzistojnë “sfida”./mxh
