Last Updated on 25/12/2025 by Monika
Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë për festën e Krishtlindjeve. Peleshi e përcolli mesazhin e urimit nga Korça duke e quajtur kryeqytetin e Krishtlindjes.
Peleshi theksoi se, gjithë shoqëria shqiptare ka nevojë për mesazhe si ato që sjell Krishtlindja për paqe dhe vllazëri ndërmjet të gjithëve.
“Është kënaqësi e veçantë që të uroj të gjithë besimtarët ortodoksë dhe të gjithë shqiptarët, siç e kemi zakon, nga Korça nga vendlindja ime ku Krishtlindja në fakt festohet më bukur se kudo tjetër, mbase e pak me dozë lokalizmi por në të vërtetë Korça është kryeqyteti i Krishtlindjes.
Më vjen shumë mirë që këtë vit është frekuentuar si gjithmonë por gjithnjë e më tepër, nga shqiptarë nga gjithë Shqipëria. Të gjithë gëzojnë me njëri tjetrin e sidomos në këtë periudhë, ka shumë nevojë gjithë shoqëria shqiptare për mesazhe si ato që sjell Krishtlindja për paqe dhe vllazëri ndërmjet të gjithëve. Gëzuar Krishtlindjen për gjithë shqiptarët”, tha Peleshi./mxh
