Last Updated on 29/10/2026 by EL
Nga Eduard Zaloshnja
Nga analiza statistikore e të dhënave të një sondazhi rigoroz që drejtova në terrenin e Tiranës urbane, rezultoi se korrelacioni më i fortë statistikor i mënyrës së votimit në zgjedhjet e fundit parlamentare lidhej me vendlindjen e babait të të anketuarve.
Rreth 23% e të anketuarve deklaruan se babai u kishte lindur në Shqipërinë e Veriut, rreth 43% në Shqipërinë e Mesme, dhe rreth 34% në Shqipërinë e jugut. Këta të fundit e kishin 2.4 herë më të lartë probabilitetin e votimit vjet për PS-në, krahasuar me të atyre që u kishte lindur babai në Shqipërinë e Veriut, dhe 1.2 herë më të lartë se të atyre që u kishte lindur babai në Shqipërinë e Mesme. Pothuaj gjysma e atyre që u kishte lindur babai në Shqipërinë e Jugut votuan vjet për PS-në (shihni tabelën e mëposhtme).
| Vendlindja e babait | Sipas votimit më 11 maj 2025 (ekstrapolim i përafërt statistikor) | ||
| PS | Votuan për parti të tjera ose nuk votuan fare | Gjithsej
banorë 18 vjeç e sipër |
|
| Shqipëria e Veriut | 18,000 | 74,000 | 92,000 |
| Shqipëria e Mesme | 64,000 | 107,000 | 171,000 |
| Shqipëria e Jugut | 63,000 | 73,000 | 136,000 |
| Totali | 145,000 | 254,000 | 399,000 |
