Last Updated on 28/05/2026 by Anisa
Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka denoncuar gjendjen e rëndë në Bankën Rajonale të Gjakut, duke e cilësuar situatën si skandaloze dhe të papranueshme për pacientët që kanë nevojë për trajtime jetike. Sipas tij, ambientet ku trajtohen dhe asistohen pacientët, përfshirë të sëmurët me talasemi, ndodhen në një gjendje të degraduar. Ai ka publikuar edhe pamje nga ambientet e institucionit, të cilat sipas tij tregojnë një realitet të rëndë dhe të neglizhuar prej kohësh.
Deputeti ka akuzuar autoritetet për mungesë vëmendjeje ndaj kësaj çështjeje, duke kërkuar ndërhyrje urgjente për përmirësimin e kushteve dhe garantimin e standardeve minimale të shërbimit shëndetësor./A.D
