Last Updated on 18/09/2026 by Anisa
Qindra qytetarë janë mbledhur këte të premte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë në mbështetje të katër ish-krerëve të UÇK-së dhe në kundërshtimin të vendimit të Gjykatës Speciale, e cila më 16 shtator dënoi Hashim Thaçin, Jakupin Krasniqin, Kadri Veselin e Rexhep Selimin me gjithsej 81 vite burgim.
Të pranishëm në protestë janë edhe kryetari i PDK-së, Bedri Hamza dhe deputetë të kësaj partie. Siç shihet edhe nga pamjet, qytetarët mbajnë në duar flamujt të UÇK-së teksa sheshi është “pushtuar” nga mbështetësit e Thaçit, Krasniqit, Veselit dhe Selimit./ad
