Last Updated on 23/04/2026 by EL
Kosova shpall ditën e nesërme Ditë zie shtetërore në nderim të Rexhep Qosjes.
Në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosja, dita e premte, 24 prill 2026, është shpallur Ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës.
Vendimi është bërë i ditur nga ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, e cila theksoi se ky akt përfaqëson respektin dhe mirënjohjen e shtetit për një nga figurat më të rëndësishme të kulturës shqiptare.
“Me këtë vendim, shteti ynë shpreh nderimin për një personalitet që i dha kulturës shqiptare dije, vepër dhe autoritet”, thuhet në njoftim.
Akademik Rexhep Qosja konsiderohet një ndër mendjet më të ndritura të letërsisë, kritikës dhe mendimit shqiptar, duke lënë pas një trashëgimi të pasur intelektuale dhe kombëtare./et
