Last Updated on 03/11/2026 by Monika
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Bullgari ka shpallur zyrtarisht Iliana Iotovën dhe Kiril Valchevin fitues të zgjedhjeve presidenciale, përkatësisht në postet e presidentes dhe zëvendëspresidentit të Republikës së Bullgarisë, pas balotazhit të zhvilluar më 1 nëntor 2026.
Vendimi u bë publik sot nga kryetari i KQZ-së, Georgi Horozov, gjatë një mbledhjeje të komisionit dhe u miratua unanimisht, me 15 vota pro dhe asnjë kundër.
Ai pritet të botohet në Fletoren Zyrtare.
Sipas rezultateve zyrtare, Iotova dhe Valchev siguruan 1 093 852 vota të vlefshme, ndërsa kundërshtarët e tyre, Andrey Gurov dhe Georgi Kandev, morën 750 251 vota.
Ndërkohë, 56 080 votues zgjodhën alternativën “Nuk mbështes asnjë nga kandidatët”.
Me përpunimin e 100 për qind të procesverbaleve të qendrave të votimit nga komisionet zgjedhore të rretheve, Iotova dhe Valchev siguruan 57,566 për qind të votave, kundrejt 39,483 për qind të rivalëve të tyre./mxh
