Kremlini ka deklaruar se Rusia është teknikisht e gatshme të rifillojë furnizimet me naftë drejt Hungarisë dhe Sllovakisë përmes gazsjellësit Druzhba pipeline, por sipas Moskës, gjithçka varet nga Ukraina.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha për mediat se Rusia ka detyrime kontraktuale me Hungarinë, por furnizimet janë ndërprerë pas, siç e quajti ai, “shantazhit të regjimit të Kievit”.
Sipas tij, vendimi për rifillimin e rrjedhës së naftës varet nga Ukraina dhe nëse ajo do të lejojë rihapjen e tubacionit dhe ndalimin e tensioneve rreth tij.
Gazsjellësi Druzhba pipeline, i trashëguar nga epoka sovjetike, ka qenë në qendër të mosmarrëveshjeve mes Viktor Orban dhe Ukrainës, si dhe Sllovakisë, për shkak të ndërprerjeve të furnizimit me naftë ruse nëpër territorin ukrainas.
Nga ana tjetër, Kievi ka deklaruar se ndalimi i furnizimeve erdhi si pasojë e një sulmi rus në janar, ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka sinjalizuar se tubacioni mund të rikthehet në funksion deri në fund të prillit.
Situata mbetet e tensionuar, ndërsa energjia dhe infrastruktura e furnizimit vazhdojnë të jenë një nga pikat më të ndjeshme të konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës./mxh
