Kristjan Asllani është jashtë planeve të Interit. Në mënyrë që mesfushori shqiptar ta kuptojë diçka të tillë, klubi italian e ka lënë jashtë ekipit për turin e miqësoreve.
Një vendim ky që tregon qartë vendimin që Inter ka marrë për 24-vjeçarin nga Elbasani. Tashmë pritet të shihet nëse aventura e radhës e Asllanit do të jetë sërish në huazim, apo do të ketë shitje përfundimtare.
Kujtojmë se gjatë sezonit të shkuar, gjysmën e parë Asllani e luajti te Torino. Ndërkohë që në janar u bashkua me Besiktas, po në formë huazimi, por përsëri nuk bindi./kb
