Miqësia që lindi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova dhe që u kthye në një nga më të komentuarat nga publiku, duket se nuk është më si më parë.
Gjatë rrugëtimit të tyre në reality show, Londrimi, Klodi dhe Elijona krijuan një raport të afërt, duke u shfaqur shpesh si një grup i bashkuar dhe duke fituar simpatinë e ndjekësve. Por së fundmi, fansat kanë vënë re një ndryshim të dukshëm në marrëdhënien mes tyre.
Tre ish-banorët nuk po shihen më së bashku si dikur, ndërsa mungesa e ndërveprimeve të zakonshme në rrjetet sociale ka shtuar dyshimet se mes tyre mund të ketë ndodhur një ftohje.
Burime pranë tyre bëjnë me dije se pas përfundimit të spektaklit kanë lindur disa mosmarrëveshje dhe keqkuptime, të cilat kanë ndikuar në raportet që dikur dukeshin shumë të forta. Sipas këtyre burimeve, komunikimi mes tyre është reduktuar ndjeshëm gjatë javëve të fundit.
Në veçanti, thuhet se Londrimi ka mbetur i pakënaqur nga disa zhvillime që lidhen me raportin e tij me Klodin, gjë që ka sjellë një distancë më të madhe mes dy ish-banorëve.
Megjithatë, deri më tani as Londrimi, as Klodi dhe as Elijona nuk kanë bërë ndonjë deklaratë publike lidhur me këto aludime. Ndërkohë, Londrimi mbetet i fokusuar në karrierën e tij muzikore, ku po përgatit projekte të reja për publikun./mxh
