Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka bërë thirrje që qytetarët polakë të largohen menjëherë nga Irani, duke theksuar se “në asnjë rast nuk duhet të udhëtohet drejt këtij vendi”, ndërsa paralajmëroi se perspektiva e një konflikti të hapur është “shumë, shumë reale”.
Tusk deklaroi se konflikti mund të shpërthejë brenda disa orësh dhe se evakuimi mund të mos jetë më një opsion.
“Ju lutem, merreni seriozisht. Kemi pasur përvoja të këqija më parë me njerëz që injoruan këto paralajmërime. Prandaj dua ta theksoj edhe një herë: largohuni nga Irani menjëherë ose anuloni planet tuaja të udhëtimit. Nëse shpërthen një konflikt i nxehtë, askush nuk do të mund të garantonte një rrugë daljeje”, tha ai gjatë një konference për shtyp./kb
