Kryeministri britanik, Keir Starmer, deklaroi të enjten (26 mars) se është e nevojshme të veprohet edhe më ashpër kundër flotës “hije” ruse.
Në fjalën e tij gjatë hapjes së Samitit të Forcës Shtetërore të Përbashkët (Joint Expeditionary Force – JEF) në Helsinki, Starmer tha se qeveria e tij kishte dhënë leje forcave të armatosura për të ndaluar dhe kontrolluar anijet ruse, të cilat sipas Londrës janë pjesë e një rrjeti që i mundëson Moskës të eksportojë naftë pavarësisht sanksioneve perëndimore.
Kryeministri britanik paralajmëroi se Presidenti rus, Vladimir Putin, ndoshta po “gëzohet” nga rritja e çmimeve të naftës, të nxitura nga konflikti SHBA-Izrael ndaj Iranit.
Starmer bëri thirrje për më shumë koordinim mes vendeve evropiane për të kapur anijet e flotës “hije”, ndërsa Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, iu drejtua udhëheqësve nga distanca duke kërkuar vazhdimin e presionit mbi Rusinë.
“Anijet dhe flotës së tyre hije nuk duhet t’i ndihen të sigurta në ujërat evropiane,” tha Zelenskiy.
Samiti JEF përfshin Britaninë, Danimarkën, Estoninë, Finlandën, Islandën, Letoninë, Lituaninë, Holandën, Norvegjinë dhe Suedinë, duke synuar bashkëpunim të përforcuar në mbrojtjen dhe sigurinë rajonale./mxh
