Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Alexander Dobrindt, njoftoi sot planet për të krijuar qendra rikthimi për azilkërkuesit e refuzuar jashtë Bashkimit Evropian.
Ai theksoi se politika e migracionit duhet të bazohet në veprim të vendosur dhe jo thjesht të lejojë kalimin e njerëzve pa kontroll.
Dobrindt bëri të ditur se Gjermania po punon ngushtë me Holandën, Danimarkën, Austri dhe Greqinë për këtë iniciativë, por ende nuk janë zbuluar vendet ku mund të vendosen qendrat ose mënyra e funksionimit të tyre.
Qëllimi i këtij projekti është forcimi i kontrollit të migracionit, duke siguruar gjithashtu që lëvizja e qytetarëve nëpër kufij të mos pengohet./mxh
