Pas ndarjes së bujshme të Xhenetës dhe Gjestit pas eksperiencës së tyre në “Big Brother VIP Kosova”, situata mes tyre duket se po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar, duke përfshirë edhe emra të tjerë të njohur të publikut.
Së fundmi, në qendër të diskutimeve është përmendur edhe modelja dhe artistja Loredana, pas një deklarate që Xheneta dha në rubrikën “Trotuar” në emisionin “E Diell”.
Ajo ka treguar se është kontaktuar nga Loredana, e cila i ka bërë të ditur se Gjesti i ka shkruar mesazhe dhe ka tentuar të afrohet me të. Sipas Xhenetës, Loredana e ka siguruar se nuk do të kishte asnjë qëllim apo hap të mëtejshëm ndaj tij, duke e konsideruar çështjen të mbyllur dhe pa keqkuptime.
Megjithatë, Xheneta shprehet se nuk është e bindur nga kjo situatë, duke theksuar se disa detaje që kanë dalë në rrjet e bëjnë të dyshojë. Ajo përmend faktin se Loredana dhe Gjesti janë parë në vende të ngjashme dhe kanë postuar foto nga ambiente që ngjajnë me njëra-tjetrën, gjë që sipas saj nuk mund të jetë thjesht rastësi.
“Ka gjëra që nuk më duken të rastësishme. Kur dikush që e njeh dhe e konsideron mik përfshihet në situata të tilla, normal që lindin dyshime,” është shprehur Xheneta.
Kjo situatë ka ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale, duke shtuar edhe më shumë kuriozitetin e publikut mbi raportet mes Gjestit dhe Loredanës, ndërsa palët e përfshira ende nuk kanë dhënë një sqarim të drejtpërdrejtë publik./mxh
