Takimi mes dy ish-banoreve të “Big Brother VIP”, Brikenës dhe Kiara Titos, ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale gjatë ditëve të fundit. Dy vajzat, të cilat u bënë shumë të dashura për publikun në edicione të ndryshme të reality show-t, janë shfaqur së bashku në një foto që menjëherë ka ngjallur reagime të shumta nga ndjekësit.
Ka qenë vetë Brikena ajo që ka publikuar imazhin në Instagram, duke e cilësuar si “foton e shumëpritur”. Në fotografi, Kiara shfaqet elegante me një fustan të bardhë, ndërsa Brikena ka zgjedhur një paraqitje klasike me të zeza, duke krijuar një kombinim që nuk kaloi pa u komentuar.
Por më shumë sesa pamja e tyre, vëmendjen e mori përshkrimi që Brikena i bashkëngjiti postimit. Ajo bëri një krahasim mes eksperiencave të tyre në “Big Brother VIP”, duke lënë të kuptohet se, ndonëse pjesë e edicioneve të ndryshme, kanë kaluar situata të ngjashme brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Postimi është pritur mjaft mirë nga fansat e të dyjave, të cilët kanë mbushur komentet me komplimente dhe reagime pozitive për këtë takim që u komentua gjerësisht online./mxh
