të ndezura (15-21 gusht); dhe La Tomatina më 26 gusht në qytetin Buñol, ku pjesëmarrësit hedhin domate tepër të pjekura ndaj njëri-tjetrit si pjesë e betejës më të madhe ushqimore në botë. Këtë vit, festimet përfshijnë edhe ato kushtuar eklipsit të plotë diellor të gushtit, i pari i dukshëm nga Spanja kontinentale në më shumë se 100 vjet. Majorca, Bilbao dhe La Rioja janë disa nga vendet më të mira për ta parë.
Si një vendas: Përgatituni të hani vonë. Spanjollët nuk ulen për darkë para orës 21:00 dhe shpesh edhe më vonë gjatë verës, ndërsa shumica e restoranteve do të jenë të mbyllura para kësaj ore.
Alaskë, SHBA
Moti: 17-21°C
Pse tani: Mot i mirë dhe Panairi Shtetëror i Alaskës
Ka një arsye të fortë pse lundrimet turistike në Alaskë zhvillohen vetëm nga maji në shtator. Deri në maj, shtresa më e trashë e akullit të detit është shkrirë, moti është më i ngrohtë dhe ka dritë pothuajse gjatë gjithë ditës për aktivitete në natyrë. Në gusht, kafshët e egra janë më aktive se kurrë, me migrimin e salmonit në të gjithë shtetin që sjell arinj të uritur në brigjet e lumenjve, ndërsa balenat me gungë dhe orkat mblidhen përgjatë vijës bregdetare. Shtigjet e rrethuara nga lulet e egra dhe kodrat me gjelbërim të dendur në Denali National Park & Preserve, si dhe shtigjet pranë Anchorage, janë ideale për ecje, me më pak mushkonja se në fillim të verës. Nga fundi i muajit mund të festoni edhe në Panairin Shtetëror të Alaskës, me koncerte nga emra të njohur, park argëtimi dhe stenda ushqimore (21 gusht-7 shtator).
Si një vendas: Prisni mot të ndryshueshëm, pasi mund të bjerë shi në çdo moment dhe temperaturat mund të zbresin deri në pikën e ngrirjes pranë akullnajave, edhe gjatë verës./ National Geographic-ad
