Vinicius një nga më të mirët e Realit është transformuar nën drejtimin e Arbleoas. Ndeshje perfekte nga ana e brazilianit me dy gola kundër Mançester Sitit.
“Eshtë një moment i rëndësishëm, të gjithë e dimë se ndeshjet e mira po vijnë tani dhe kur Madridi luan në këtë kompeticion gjithçka ndryshon. Më pyesni pse e gjuajta unë penalltinë? Ne jemi të përgatitur për më shumë, për çdo gjë që vjen. Në ndeshjen e parë thashë se ishte për Fede, por ai nuk donte, më mungoi dhe i thashë ta merrte përsëri, por ai më dha të gjithë besimin që duhet të bëjë një kapiten dhe unë ndihmova skuadrën të vazhdonte me fitoren. Ka gjithmonë një mundësi tjetër dhe ja ku është, ne kemi fituar dhe do të shkojmë në çerekfinale, me tifozët dhe trajnerin e stafin tonë që bëjnë gjithçka për ne. Sa për Bajernin le të gëzojmë për ta tani fitoren dhe kualifikimin”, deklaroi ai./mxh
