Banorët e Memaliajt po protestojnë sot para Kryesisë së Kuvendit kundër ndarjes së re territoriale.
Banorët kundërshtojnë shkrirjen me bashkinë e Tepelenës, ndërsa në Komisionin e Ligjeve po shqyrtohet në parim projektligji “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”.
Kujtojmë se pak ditë më parë Këshilli Bashkiak i Memaliajt votoi kundër ndarjes së re territoriale. Nëntë anëtarë të Këshillit Bashkiak votuan kundër draft-projektit, ndërsa një tjetër abstenoi.
Në mbledhje morën pjesë 10 nga 15 këshilltarë, ndërsa përfaqësuesit socialistë nuk morën pjesë në votim. /k.m
