Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar sot me nota ironizuese drejtuar kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja.
Përmes një video-postimi në rrjetet sociale, Balla shprehet se teksa është në përfundim të mandatit, Qosja ka vendosur të kryejë ndryshime të sheshit kryesor të qytetit.
Sipas Ballës, pamja europiane mesdhetare e sheshit qendror do të zëvendësohet tanimë me asfalt.
“Në kulm të sezonit turistik, kryetari me mandat drejt përfundimit i Bashkisë Kavajë ka vendosur të shkallmojë pllakat e gurit që i jepnin një pamje europiane mesdhetare sheshit qendror të Kavajës për ta zëvendësuar me asfalt”,-shprehet Balla./mxh
