Afrimiteti mes Vanesës dhe Indritit në “Ferma VIP” ka ndezur diskutime të shumta, si brenda fermës ashtu edhe në publik. Situata është bërë edhe më delikate për shkak se Vanesa ka treguar që në fillim të spektaklit se jashtë ka një marrëdhënie të qëndrueshme.
Nga ana tjetër, Indriti nuk e ka fshehur pëlqimin për të, duke lënë të kuptohet se e sheh si diçka më shumë se thjesht një miqësi. Të dy kanë kaluar shumë kohë pranë njëri-tjetrit, shpesh në momente të afërta dhe përqafime, gjë që ka shtuar edhe më shumë reagimet.
Megjithatë, së fundmi duket se Vanesa ka reflektuar mbi situatën. Ajo ka pranuar se ndihet në faj dhe emocionalisht e rënduar nga kjo marrëdhënie.
“Jemi shumë të afërt dhe kjo duket, por unë besoj te karma dhe ndihem në faj,” është shprehur ajo më herët.
Në një bisedë të fundit, Vanesa u shpreh se ka vendosur të tërhiqet, duke pranuar se çdo afrim me Indritin i sjell në mendje partnerin e saj jashtë.
“Sa herë afrohemi, mendja më shkon te Pipi. Nuk dua të lëndoj askënd. Sot vendosa që nuk mund ta vazhdoj më, sepse po më rëndon emocionalisht,” tha ajo.
Pavarësisht kësaj, Vanesa theksoi se nuk dëshiron ta humbasë Indritin, duke e konsideruar një mik të mirë dhe një mbështetje pozitive në fermë, por nënvizoi se është momenti të vendosë kufij të qartë dhe të mendojë për veten./mxh
