Të mbash marrëdhënie të mira me njerëzit është e rëndësishme, por ekspertët e sjelljes njerëzore thonë se shpesh njerëzit e teprojnë duke u fokusuar më shumë te të tjerët sesa te vetja.
Sipas tyre, kjo ndodh kur një person nuk di të vendosë kufij dhe pranon gjithçka që i kërkohet, duke lënë pas dore detyrat dhe nevojat e veta. Me kalimin e kohës, kjo sjell lodhje, stres dhe ndjenjë pakënaqësie.
Një tjetër situatë është kur dikush kërkon vazhdimisht miratim nga të tjerët dhe ndikohet shumë nga mendimi i tyre. Kjo mund të ulë vetëbesimin dhe ta bëjë personin të varur nga opinionet e jashtme.
Po ashtu, ka raste kur njerëzit shmangin shprehjen e mendimit të tyre vetëm për të mos krijuar konflikte, por kjo i bën të mos dëgjohen dhe të mos respektohen sa duhet.
Specialistët shpjegojnë gjithashtu se disa persona marrin përgjegjësi edhe për emocionet e të tjerëve, duke u ndjerë fajtorë pa arsye, ndërsa në fakt secili është përgjegjës për gjendjen e vet emocionale.
Në shumë raste, njerëzit pranojnë të bëjnë gjëra që nuk u pëlqejnë vetëm për të kënaqur të tjerët, duke lënë pas dore kohën dhe dëshirat e tyre personale.
Në përgjithësi, këshillohet që çdo person të vendosë kufij të shëndetshëm, të mësojë të thotë “jo” kur është e nevojshme dhe të kujdeset më shumë për veten, pa e dëmtuar marrëdhënien me të tjerët./et
