Në Komisionin e Ligjeve po diskutohet projektligji ‘Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, dhe KfW Frankfurt am Main (KfW), për programin “Infrastruktura bashkiake V – faza II’”.
“Si ka mundësi që në Fier zjarrëfikësja e Lushnjes një javë rresht çon ujë për të pirë. Marrim 45 mln, po hyjmë në Europë, si i shpjegoni faktet që zjarrfikëset çojnë në Fier për të mbushur bidonët e ujit. Kam edhe filmimet. Ujërat se ju keni edhe ujin e e pijshëm edhe ujërat e zeza. Se nuk dua të kaloj kështu, ne vëmë tulla për të ecur në ca lagje nga ujërat e zeza. Jua tregon ku të doni. Ju do hynë në Europë duke shkelur mbi ujërat e zeza? Na sillni tulla e blloqe të paktën.
A i ndiqni projektet kur zbatohen? Si funksionon projekti? Jepni fonde dhe leke, i tenderoni dhe ata hyjnë në Europë, e kontrolloni projektin? Sepse kam konstatuar, që para 6 muajsh ka çarë rrugën në 2 krahët dhe atje kanë rënë kamionë nga puna e ujësjellësit. Se ne bëjmë 1 punë dhe prishim 8 të tjera”, tha ai. /Kb
