Last Updated on 16/02/2026 by Kesjana
Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në promovimin e librit “Kur heshtja flet” nga Ahmet Shala, akademik e ish-ambasador i Kosovës, që ka shkruar mbi gjykimin në Hagë kundër udhëheqjes së UÇK-së.
Gjatë fjalimit të tij në aktivitet, Rama u shpreh se fjalët janë të vështira për tu gjetur në një situatë të tillë. Ai tha se sot Prokuroria e Hagës që kërkon të dënojë katër ish-krerët e UÇK-së, nuk pati kapacitetin të provojë krimet e pretenduara ndaj tyre. Kjo për shkak se këto krime nuk ekzistojnë.
“Pata vështirë që të shkruaja një fjalë nga fillimi në fund sepse përballë një situatë të tilla fjalët nuk gjenden. Ndër disa mendime që besoj vlejnë dhe ndahen me ju, i pari ishte sekush ështëq sot në të njëjtën godinë që vuan dënim pas vendimit të gjykatës ndërkombëtare. Sot të dënuar nga ajo gjykatë janë Radovan Karaxhiç, i cili u dënuar me burg përjetë për një epokë terrori. Ratkonadiç, i cili u dënua po ashtu me burg përjetë si fytyra e makinerisë së shafarosjes dhe autor i masakrës së 8 mijë njerëzve në Sebrenicë. Dikush që lidhte njerëz të gjallë dhe i hidhte në lumë, duke i parë se si përpëliteshin dhe mnbyteshin. Dhe tre autorë të tjerë përdhunimesh e vrasjesh. Tani sipas kërkesës së Prokurorisë në Hagë, këtyre të dënuarve do tu shtohen edhe 4 të tjerë. Ndërkohë që Prokuroria nuk pati kapacitetin të provojë asgjë të ngjashme sepse nuk ka asgjë të tillë në aktivitetin e 4 udhëheqësve të UÇK-së. Nuk ka asnjë lidhje aktiviteti i UÇK-së me terrorin mbi popullsinë civile apo varret masive të të pafajshmëve”, tha Rama. /Kb
