Nga ARTUR AJAZI
Vetëm 6 muaj nga ardhja në pushtet e Partisë Demokratike pas fitores së zgjedhjeve të 22 Marsit1992, qeverisja e saj, hodhi kushtrimin “shqiptarë e katundarë, lëvizni lirisht, ikni ku të doni, ndertoni ku tëdoni, bëni çafrë të doni, zaptoni çfarë të doni, sepsetani jemi në demokraci”. Dhe sikur të mos mjaftontekjo, strukturat e asaj qeverisje krejt të papërgjegjshme, madje ndihmonin shqiptarët ruralë, fushorë e malorë, tësistemoheshin në troje, toka, dhe prona të ish-pronareve dhe ato shtetërore. Pa marrë parasysh pasojate mëvonshme, dyndjet e njerëzve të mësuar me “mbylljen dhe izolimin”, ishin alarmante. U dyndënnga fshatrat e zonave fushore, kodrinore dhe malore, drejt Tiranës, Durrësit, dhe qyteteve të mëdha, lanë apo shitën banesat, lopët, bagëtitë, kishin dhe çfarë nukkishin, dhe u “sistemuan” në troje dhe toka bujqesore, ish-prona të ligjshme, dhe toka shtetërore. Kaos, zallamahi, rrëmujë urbane dhe mish-mashi zaptoiqytetet. Në Durrës, brenda 18 muajve nga kushtrimi iqeverisjes “Meksi-1”, u zaptua 50 per qind e ish-Kënetës, 45 per qind e plazhit, dhe u zaptuan dhjetratroje me pronarë të ligjshëm. Vendi po shkonte me shpejtësi marramendëse, drejt anarshisë urbane dheqytetëse. Fshtarat, po boshatiseshin, ku rolin negativveç qeverisjes së PD, po e luanin edhe firmat famëzezapiramidale. Zbriste fshatari dhe malësori në qytet, shiste lopën, delet, dhitë, shiste madje dhe banesën, dheparatë i fuste tek “Vefa”, “Populli”, “Xhaferri”, etjj. Vendi po përjetonte qeverisjen më skandaloze në gjithëhistorinë e tij. Ata që ju përgjigjën “kushtrimit” të SaliBerishës, nisën të zaptonin tokat, vijat dhe kanaletkulluese, nisën të ndertonin mbi kolektorë, mbi shinat e trenit, nisën të ndertonin mbi oborret e ndermarrjeveshtetërore, duke e kthyer Shqipërinë në xhungël. Pa mbyllur mirë mandatin e pare qeverisës nga PD (1992-1996), vendi kishte përgjysmuar numrin e banoreve nëfshatra, dhe ishin zaptuar trojet e ish-pronareve nëqytetet kryesore të vendit. Durrësi nisi të përmbytejçdo dimër. Rrugët dhe rrugicat e tij, mbusheshin me ujë gjithmonë kur kishte shi, dhe vetëm në Tetor 1996, qeveria e PD-së, gjoja nisi një investim në disa rrugëkryesore të atij qyteti, ku gjysma e parave u fut nëxhepat e zyrtareve lokalë dhe firmave ndertuese. Badërrdia nisi pas 1996 me ndertimet në zonatbregdetare të Durrësit. Plazhi, kishte nisur të zaptohejnga të ardhurit, që mendonin dhe besonin se “demokracia kuptohej me lëvizjen e lirë nga njëri fshatnë tjetrin, apo nga fshati drejt qytetit, pa zbatuar asnjëligj dhe rregull urbanistik”. Pothuajse çdo muaj, sidomos në Durrës e Tirane, kishte ndertime banesash, dyqanesh, ndertime magazinash dhe lloj-lloj objekteshtë tjera biznesi në toka me pronar, në troje shtetërore, pa patur as leje ndertimi, dhe as dokumentacion ligjor. Hekurudha Shqiptare, ngrinte alarmin asokohe se “po na zaptohen ndertesat e stacioneve të trenit në rrethe, po na vidhen shinat, po ndertojnë mbi shina dhe linjahekurudhore”, por marrnin nga qeveria “Meksi”, dheqeveritë e tjera të pas 1996, vetem heshtje. Kushtrimi iBerishës pas ardhjes në pushtet në 1992, kishte bërëefektin e vet. Ata që nguleshin në toka dhe troje me pronar të ligjshëm, nuk paguanin as energjinë dhe as ujin e pijshëm. Ata ishin de facto, kontigjenti elektorali Sali Berishës, pa menduar se kishin dëmtuar gjithçka, duke nisur nga infrastruktura rrugore, rrjeti ikanalizimeve të ujit të pijshëm, ujrave të zeza, kolektorët, kanalet kulluese, etjjjjj. Shqipëria, kryesishtDurrësi, përmbytej pas çdo shiu që binte. Ish-Këneta, kthehej në moçal të pakalueshëm, dhe banorët e sajnisën të protestojnë. Po ku ? Në bashkinë e Durrësi, ngrinin supet, dhe nuk jepnin as sqarime dhe as ndihma. Ish-Këneta kishte mbaruar së ekzistuari. Ishtezaptuar nga qindra e mijëra ndertime pa leje, ku pjesamë e madhe e tyre, ishin pa energji dhe ujin e pijshëm. Katrahura ishte në prag. Ikja dhe ardhja sërish nëpushtet e PD, shoqerohej sërish nga “kushtrimi”, pasiBerisha mendonte për rritjen e fuqisë elektorale, aspakpër urbanisimin dhe investimin që do të pengontepërmbytjen sidomos në zona si Durrësi. Një vendim i1929, i nxitur nga një studim italian, e klasifikontezonën e Kënetës në Durrës, “jo zonë banimi”, vendimtë cilin e zbatoi madje dhe Enver Hoxha për 45 vjet. Por nuk e njohu Sali Berisha, dhe ata që erdhën pas tij. Ndaj, sot përmbytja e Durrësit, nuk duhet të habisëaspak, aq më tepër ata të PD-së, që dalin dhe ulurasinse “Rama në Paris, Durrësi nën ujë”. Përmbytja e Durrësi, dhe jo vetëm e tij, e ka zanafillën tekpapërgjegjshmëria politike dhe njerëzore e opozitësaktuale. Tek papërgjegjshmeria e qeverisjes së asajkohe, e cila masakroi pronat e ligjshme të shqiptareve, rriti gamën e problemeve sociale të shqiptareve, rritigamën e problemeve ligjore të tyre, aq sa mbetetpothuajse e pamundur zgjidhja në kohën e sotme. Ndajgishtin , ata që sot përmbyten ta drejtojnë fillimisht ngakjo opozitë, dhe nga ai kryetar opozite, në rast se duanti hyjnë me themel rrugës së drejtësisë për problemin që kanë.
