Last Updated on 13/02/2026 by EL
Pas largimit të Engjëll Agaçit nga detyra e sekretarit të përgjithshëm të Këshillit i Ministrave për arsye shëndetësore, pasuesja e tij është Elsonida Rama.
Aktualisht, Elsonida Rama mban pozicionin e drejtoreshës së Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë dhe është pjesë e grupit të punës për hartimin e Kodit të ri Penal. Më herët, ajo ka punuar edhe në Kryeministri në Drejtorinë Juridike.
Prezantimi i saj para ministrave u bë në mbledhjen informale të sotme, duke marrë kështu drejtimin e një prej posteve më të rëndësishme të administratës shtetërore.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin./et
