Last Updated on 10/07/2025 by adminfjala
Modelja e njohur kosovare, Ziza Pajaziti, mësohet të ketë hyrë në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës, ku ka zhvilluar një takim ‘special’ me të dënuarin me burg përjetë të bandës së Lushnjës, Laert Haxhiu.
Siç mëson “Ora News”, në datën 12 qershor 2025, Pajaziti, është paraqitur në ambientet e burgut të Drenovës, pasi sipas saj kishte planifikuar një takim me të dënuarin me burg përjetë, Vladimir Kurti, i cili rezulton të ketë vrarë tregtarin, Agim Buci, në dyqanin e tij në Kamëz.
Por teksa modelja kosovare, ka hyrë në ambientet e brendshme të sigurisë së lartë të Godinës “A”, ajo është akomoduar në dhomën e takimeve speciale.
Sipas një raporti sekret, në këtë dhomë speciale policët e shërbimit të brendshëm të burgut të Drenovës, nuk kanë shoqëruar të dënuarit Vladimir Kurti, me të cilin ishin planifikuar takimi, por të dënuarin me burgim të përjetshëm, Laert Haxhiu.
Vladimir Kurti vuan dënimin në Godinën “A”, pikërisht në qelinë Nr.5.
Ndërsa Laert Haxhiu, vuan dënimin në të njëjtën godinë, por në qelinë Nr.6, ngjitur me atë të Vladimir Kurtit. m.p.