Last Updated on 10/07/2025 by adminfjala
Një 40-vjeçar banues në Korçe, në rrugën “Petraq Shomo”, dyshohet se është vetëhedhur nga ballkoni i katit të pestë të pallatit ku banonte.
Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi E.M., është dërguar në spital, ku gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit. m.p.