Last Updated on 10/10/2025 by Kesjana
Megjithëse Gjykata Kushtetuese pezulloi dekretin për zgjedhjet për bashkinë e Tiranës dhe KQZ ka ndërprerë përgatitjet për procesin zgjedhor më 9 nëntor, kandidatja socialiste Ogerta Manastirliu vazhon të bëjë fushatë.
Ajo është takuar sot me banorët e njësisë nr 2, me të cilët foli për çlirimin e hapësirave publike, përmirësimin e transportit publik dhe konceptin e ri urban për blloqet e banimit, që sipas saj, do të shndërrohen në modele moderne të jetesës qytetare.
“Kemi filluar një operacion të çlirimit të hapësirave publike në qytet. Kemi arritur më shumë se 1500 pika në qytet, të cilat janë çliruar tashmë por nga ana tjetër nuk duam ta konsiderojmë këtë si një operacion në dëm të dikujt por në të mirën e përbashkët dhe kështu duhet ta konsiderojmë çdo projekt. Si ta bëjmë Tiranën më të jetueshme, si t’i bëjmë lagjet më të jetueshme, si t’i krijojmë hapësirat më të mira për fëmijët tanë që të luajnë, si t’i krijojmë hapësirat për të moshuarit që të kenë hapësira çlodhëse por nga ana tjetër dhe të harmonizojmë bashkëjetesën mes komunitetit dhe biznesit për t’ia rritur vlerën pronës edhe biznesit”.
Duke iu referuar shqetësimi që banorët ndanë lidhur me trafikun e rënduar dhe vështirësinë me të cilën ata përballen duke përdorur transportin publik, kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu tha:
Manastirliu tha se sot më shumë se kurrë Tiranës i duhet një ekip që punon me zemër, një ekip që zhvillon Tiranën me ritmin që Shqipëria po zhvillohet. /kb
