Last Updated on 27/11/2026 by Anisa
Kuvendi ka miratuar me 77 vota përjashtimin për 10 vite nga tatimi mbi fitimin për hotelet dhe resortet me 4 dhe 5 yje, që kanë status special dhe operojnë nën marka ndërkombëtare.
Amendamenti u propozua nga deputetja socialiste Brisejda Çakërri, gjatë shqyrtimit të paketës fiskale për vitin 2027.
Sipas ndryshimit të miratuar, lehtësia fiskale do të zbatohet për strukturat akomoduese që marrin statusin special deri në dhjetor të vitit 2029.
Vendimi u kundërshtua nga deputetja demokrate Jorida Tabaku, e cila akuzoi mazhorancën se po favorizon interesa të caktuara ekonomike.
Tabaku e cilësoi ndryshimin një ligj të qepur me porosi për klientët e pushtetit dhe pretendoi se amendamenti ishte paraqitur pa transparencë.
Ndërkohë, Kuvendi rrëzoi me shumicë votash katër amendamente të propozuara nga deputetja demokrate./ad
