Mjeku Martin Prenga është personi që shihni në foto, i cili dyshohet se është dhunuar nga tre persona të maskuar në fshatin Konaj, në zonën e Fanit, në Mirditë.
Sipas informacioneve paraprake, autorët dyshohet se kanë qenë të pajisur me shkopinj bejsbolli dhe armë, me të cilat kanë sulmuar mjekun.
Rrethanat dhe motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa priten informacione të mëtejshme lidhur me gjendjen shëndetësore të Prengës dhe identifikimin e autorëve të dyshuar./ad
