Kandidatja për deputete e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj gjuhës përçarëse të numrit dy të VV-së, Glauk Konjufca. Në reagimin e saj, Çitaku ka thënë se qytetarët janë ngopur me retorikë që prodhon frikë, ndasi dhe urrejtje, në vend të shpresës dhe zgjidhjeve.
“Tokë të zezë kemi me i ba”, paska thënë Glauku. E kënd saktësisht? Qytetarët që nuk i votojnë? Institucionet që nuk u nënshtrohen? Kë do ta bëjë shkrumb e hi VV-ja? Ky vend dhe ky popull janë ngopur me gjuhë kërcënuese, fyese, përçarëse dhe përjashtuese. Janë ngopur me retorikë që ushqen frikë dhe urrejtje, në vend të shpresës dhe zgjidhjeve. Boll më. Nëse nuk keni rezultate për të treguar, së paku mos e ndotni edhe më tej diskursin publik. Kosova ka nevojë për përgjegjësi, respekt dhe qeverisje, jo për kërcënime e arrogancë.” – shkroi Çitaku. m.p.
