Presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva ka paralajmëruar të martën se një ndërhyrje e armatosur e SHBA-së në Venezuelë do të përbënte një katastrofë humanitare.
Lula dhe presidentja meksikane Claudia Sheinbaum, udhëheqësit e dy ekonomive më të mëdha të Amerikës Latine, kanë bërë thirrje për përmbajtje këtë javë, ndërsa tensionet mes Venezuelës dhe SHBA—së po përshkallëzohen.
Të martën, Presidenti i SHBA-së Donald Trump urdhëroi një bllokadë të të gjitha cisternave të naftës të sanksionuara që hyjnë dhe dalin nga Venezuela, në masën e fundit të Uashingtonit për të rritur presionin mbi qeverinë e Nicolas Maduros, duke synuar burimin e saj kryesor të të ardhurave./mxh
