Last Updated on 14/07/2026 by Anisa
Nga Mentor Kikia
Shqipëria mbyll tre kapituj e parë të negociatave me BE-në. Ky është padyshim një lajm i mirë, pasi e fut procesin në fazën e përmbylljes së kritereve, për të mbërritur në paradhomën finale, atë të anëtarësimit në BE.
Hyrja në NATO dhe anëtarësimi në BE, janë padyshim ngjarje me përmasa historike për një vend si Shqipëria.
Por, tre kapitujt e parë që mbyllen, 25 – “Kërkimi Shkencor”, 26 – “Arsimi dhe Kultrura”, dhe 30 – “Marrëdhëniet me jashtë”, janë kapituj që nuk dëshmojnë qasje domethënëse dhe optimiste për një kurs të dukshëm progresi të Shqipërisë. Kjo, pasi këta kapituj, kryesisht kërkonin përshtatje ligjesh dhe miratime ligjshe të reja, që përmblidhen në një emërtin “përfarimi i kuadrit ligjor me atë të BE-së”.
Prova e vërtetë e Shqipërisë, do të jetë kur të vihen në tryezë “kapitujt e fortë”, si psh, 5 dhe 8, “Prokurimet” dhe “Politika e Konkurencës”, që kërkojnë transparfencë në procesin e prokurimëve publike, konkurencë të lirë, luftë ndja monopoleve në ekonmomi etj. Se ku jemi tani, nuk ka nevojë për informacion, sepse ekonomia dhe punët publike janë përqëndruar në durat e 10-15 njerëzve.
Kapitujt 11 dhe 12, “Bujqësia” dhe “Siguria ushqimore”. Këtu prova është edhe më e vështirë, pasi duhet të përmbushen standarde që lidhen me kontrollin e cilësisë së produkteve buqjësore e blegtorale, mbështejen e fermerëve, standarde të sigurisë ushmore, që duhet të jënë të njëjta me ato të tregjeve të BE-së etj. Në këtë drejtim jemi më keq se keq.
Kapitulli 24, “Drejtësia, Liria dhe Siguria”. Këtu duhet të plotësohet kushte si “lufta ndaj korrupsionit, krimit të organizuar, trafiqeve ndërkombëtare, policia e bësueshme dhe profesioniste etj etj”. Tani për tani jemi tek “Aruba”, kullat që ndërtohen me paratë e Kokainës dhe një polici që bashkëpunon më shumë me krimin se me BKH-në.
Kapitulli 27, “Mjedisi dhe Klima”. Ky kapitull është edhe më “zi”. Menaxhimi i mbetjeve, mbrojtja e mjedisit natyror, mbrojtja e ujërave, janë në situata alarmante…Për ndryshimet e klimës, vazhdojmë ende të mendojmë se këto janë punët e Zotit.
Sfida është vërtet e madhe!
Unë shpresoj që Shqipëria të ecë në këtë drejtim sa më shpjet, jo thjeshtë për të kapur politikisht afatin e përcaktuar nga qeveria, përmbylljen e negociatave në 2027 dhe anëtarësimin e plotë në 2030, por për të garantuar përmirësimin e standardeve që parashikohen në çdo kapitull, që do të thotë një transformim total i jetës politike, demokracisë, finksionimit të ligjit dhe drejtësisë, konkurencës së barabartë dhe sigurisë ushqimore etj.

