Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, zhvilloi një takim me prefektët e 12 qarqeve të vendit.
Mësohet se në fokus të takimit ishte forcimi i komunikimit me qytetarët dhe rritja e përgjegjshmërisë së administratës publike në territor.
Lamallari theksoi se çdo kërkesë dhe shqetësim i qytetarëve duhet të trajtohet me vëmendjen dhe seriozitetin e duhur.
“Çdo shqetësim apo kërkesë për informacion i qytetarëve meriton vëmendje dhe ne kemi detyrimin të përgjigjemi dhe japim zgjidhje”,- u shpreh Lamallari.
Ministri u ndal edhe te “BESA” dhe “Prania Besnike”, qasje që sipas tij, lidhin qytetarin me besimin te institucionet e vendit./Mxh
