Java e parë e Bundesligës ka dhuruar spektakël dhe surpriza të mëdha me 19 gola të realizuar në pesë ndeshje.
Surpriza më e madhe e ditës erdhi nga debutuesit e Elversberg, të cilët mposhtën Bayer Leverkusen me rezultatin 3-2 në shtëpi.
“Aspirinat” u përpoqën të reagonin duke shënuar dy herë në minutat e fundit, por pa arritur të shmangnin humbjen.
Me të njëjtat shifra 3-2 triumfoi edhe Koln përballë Hoffenheim në një sfidë mjaft të luftuar.
Nga ana tjetër, Leipzig nuk zhgënjeu përpara tifozëve të vet duke fituar pastër 3-0 ndaj Borussia Mönchengladbach.
Përballja mes Mainz dhe Paderborn ishte e vetmja që nuk dhuroi gola, duke u mbyllur në barazim 0-0.
Ndërkohë, dueli mes Union Berlin dhe Eintracht Frankfurt solli një barazim spektakolar 3-3 ku të dyja ekipet ndanë nga një pikë./mxh
