66 persona janë hetuar për trafik masiv droge midis Shqipërisë dhe Salentos.
Sipas mediave italiane, Drejtoria Anti-Mafia e Qarkut të Leçes përfundoi hetimet, ku 66 shtetasit janë të akuzuar për akuza të ndryshme për menaxhimin e trafikut të drogës me origjinë nga Shqipëria dhe të destinuar për qendrat e trafikimit të drogës në Salentos.
Krimet e dyshuara janë 106, pothuajse të gjitha të lidhura me trafikimin e kokainës, heroinës dhe marihuanës.
Hetuesit kanë rindërtuar dy organizata të dallueshme dhe të pavarura, me seli përkatësisht në Leçe dhe Oria./mxh
