Last Updated on 01/09/2026 by Anisa
Ministri i Brendshëm, Besford Lamallari, ka zhvilluar një takim me Administratorin e Përgjithshëm të Illyrian Guard, Florenc Spaho, në kuadër të procesit të thellë të riorganizimit dhe fuqizimit institucional të strukturës.
Gjatë këtij takimi u diskutimet u përqendruan te bashkërendimi i punës dhe rritja e standardeve të shërbimit, me synim forcimin e rolit të strukturës në garantimin e sigurisë në institucionet publike.
Ministri Lamallari theksoi se siguria nuk lidhet vetëm me praninë fizike, por edhe me besimin, përgjegjësinë dhe gatishmërinë për të qenë në çdo moment aty ku qytetarët dhe institucionet kanë nevojë.
Sipas Lamallarit, besnikëria, korrektësia dhe përkushtimi ndaj qytetarit mbeten standardet që duhet të udhëheqin çdo punonjës që mban uniformën dhe përgjegjësinë për sigurinë në institucionet publike.

