Last Updated on 30/03/2026 by Monika
Tottenham është shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje me Roberto De Zerbi për postin e trajnerit, me një kontratë pesëvjeçare.
Klubi londinez është në kërkim të një pasuesi për Igor Tudor, i cili u largua pas vetëm 44 ditësh në krye të skuadrës. Fillimisht, në listë ishte edhe Sean Dyche si alternativë.
Megjithatë, drejtuesit kanë prioritet De Zerbi dhe kanë avancuar ndjeshëm në negociata. Projekti afatgjatë i paraqitur nga klubi ka bindur trajnerin italian.
De Zerbi është pa skuadër prej rreth dy muajsh, pas largimit nga Marseille. Ai ka eksperiencë të mëparshme me klube si Palermo, Benevento, Sassuolo, Shakhtar dhe Brighton.
Marrëveshja përfundimtare pritet të mbyllet në ditët në vijim./mxh
