Last Updated on 14/05/2026 by Anisa
Në një intervistë për 35-vjetorin e gazetës “Koha Jonë”, kryeministri Edi Rama dhe botuesi Nikollë Lesi sollën rrëfime të forta nga vitet e trazuara të tranzicionit në Shqipëri, duke rikthyer në vëmendje ngjarje të dhunshme të vitit 1997, momentet e përplasjeve politike dhe rolin e medias në atë periudhë. Rama tregoi për herë të parë detaje nga një sulm ndaj tij, si dhe përjetimet e tij pas ngjarjes, duke e lidhur atë me klimën e ashpër politike të kohës dhe situatën e tensionuar që përfshiu vendin.
Më tej kryeministri shtoi se mezi kishte arritur të shkonte në spital, ndërsa mjekët i kishin thënë se bëhej fjalë për një tentativë vrasjeje. Ndërkohë, mjekët në Francë, pasi i kishin parë plagët, i kishin thënë se ka arritur të shpëtojë falë gjatësisë dhe sportit.
“Ishte katastrofë totale. Erdhi doktori kjo është tentativë për vrasje, pastaj dhe atje në Francë kur më pa ai mjeku, që më pa këto plagët tha, të ka shpëtuar gjatësia dhe sporti”, u shpreh kryeministri.
Pjesë nga intervista:
Kryeministri Edi Rama: E di çfarë më ke kujtuar? Më ke kujtuar një episod që mbase ta kam thënë, që publikisht do ta them për herë të parë se s’e kam thënë ndonjëherë, po disa njerëzve ia kam treguar. Në fillimet fare të pushtetit të Partisë Demokratike vjen në Tiranë Gjelosh Gjoka. Gjelosh Gjoka, piktor i famshëm shqiptar nga Mali i Zi që jetonte në Gjermani edhe kishte ëndërr të takonte doktorin, e kishte ëndërr. Edhe i them unë shiko i thashë vetëm po t’i çoj unë një kërkesë, ti mund ta takosh ndryshe s’ka për të takuar. Jo tha çfarë tha mos u ngatërro ti me këtë punë se ngaqë unë kisha ato pozicionet e mia te “Koha Jonë” edhe dihej puna ime. Okej thashë ti e di! Mirëpo tentoi, tentoi, tentoi, nuk e realizoi dot, u dëshpërua. E më tha mua: – Ti ma the me shaka mua atë? Jo i thashë: – unë jam i bindur që po të kërkoj unë, ai të jep takim. Po provoje njëherë tha edhe i bëj letër unë për Gjeloshin, prezantimi kush është, çfarë e tjerë, e tjerë dhe ja çoi nëpërmjet dikujt që e di që e çonte në dorë. Edhe më vjen ai dikushi edhe më thotë Po ja dhashë thotë po ai ka një kusht. Çfarë kushti i thashë? Ai mund ta presi Gjeloshin po të jesh dhe ti me të. I thashë: Unë Jo. tha: – Kështu tha! Po të vij bashkë me të tha: – Unë e pres! Edhe i them Gjeloshit, dëgjo kjo është një çik e vështirë për mua tani të shkoj të takoj atë Se takoj atë unë! Dava komunisti. Tha: – Jo ky është rasti që ti duhet të vish patjetër e tjerë e të tjerë ai po të fton e ç’rëndësi ka. T’i biem shkurt shkojmë të dy atje, po, po.
Kryeministri Edi Rama: Tek presidenca po në zyrë me Gjelosh Gjokën surprizë, “s’e dinte Koha Jonë” se do të kishe shpartalluar. Edhe ulemi aty, ai i fliste i Gjeloshit mua fare, por ndërkohë fliste që të dëgjoja unë kuptohet! Edhe profesori i thotë: – Këto ditë që ke qenë këtu e ke parë ndonjëherë parlamentin? Thotë: Parlamenti ishte komplet PD atje, ke parasysh parlamenti i parë në mbas ‘92 ishte, e pa ndonjëherë parlamentin? Gjelosh ia futi kot e kam parë tha! -Po si duket i tha? Po mirë tha fillimet janë tha mirë është! Çfarë mirë? Si mirë? Ku ka mirë aty tha? Ou thashë unë, po çfarë po thotë ky!
S’ka mirë aty tha. Aty janë të gjithë tha me lakrën e komunizmit në kokë – tha edhe se s’dua të them gjithë detajet se foli dhe me emra që unë u habita fare, i ra atyre të vetëve, i bëri copash edhe çohet nga tavolina edhe shkon merr Kohën tonë. E kishte mbi tavolinë. E shikon këtë ti – tha – unë aty, i thoshte atij, – këtu është ajka – tha – e trurit të këtij vendi. Po në vend – tha – që të punojmë për këtë vend dhe të më ndihmojnë – tha – dhe të mbështesin këto procese, rrinë atje – tha, edhe bëjnë gërr-gërr-gërr gjithë kohës dhe ankohen për ata – tha, – këta të vetët. Kanë të drejtë tha po ku t’i gjej unë, se mos vijnë këta – tha. Unë thashë ky qenka një mashtro i një niveli më të lartë se s’ka mundësi.
Nikollë Lesi: Kjo është 92-93?
Kryeministri Rama: Ishte në ’92-in.
Nikollë Lesi: Ishte grupi i Gramoz Pashkos.
Kryeministri Edi Rama: Jo, jo ishin në parlament të gjithë ata, ishte fillimi po të them edhe kështu historia domethënë. Mu kujtua kjo gjë kur po flisje thashë do ta them këtë me rastin e 35 vjetorit. Këtu është – tha – ajka e trurit tha e këtij vendi. Në vend që të më mbështesin, të më ndihmojnë tha se ishte për mua ajo se isha dhe unë aty, në vend të më mbështesin e të më ndihmojnë tha rrinë bëjnë gër gër gërr…
Nikollë Lesi: Koha jonë i rrëzoi Saliut referendumin e 94-trës dhe bëri shumë mirë. Por unë po të përgjigjem me Spartak Ngjelën sepse nuk e them dot. Spartak Ngjela thotë po të mos ishte gazeta Koha jonë e periudhës 92-97 thotë avokati, avokati na ndjek dhe mund ta thotë, tha: Do ishte akoma Saliu mbret sot e kësaj dite, as PS në pushtet dhe asgjë. Do kishte ndryshuar çfarë të donte ai, si mbretëri do ishte kthyer. Koha Jonë i doli përballë. Shumë veta e akuzojnë, por Koha jonë realisht se vjen të djegia e gazetës Koha Jonë në 3 mars ’97. Nuk e di si e ke ndjekur Edi? Jam kurioz djegin e gazetës Koha Jonë. A ke qenë në Shqipëri në 3 mars apo jo?
Kryeministri Edi Rama: S’kam qenë unë se unë u paketova i pari dhe ndejta disa ditë në shtëpi dhe pastaj ika në Francë. Ishin dy momente që kuptova se sa thellë kishte vajtur ideja domethënë, që e para se ajo skena që tregon ti tek spitali, ajo ishte jashtëzakonshme.
Nikollë Lesi: Po kam qenë dëshmitar.
Kryeministri Edi Rama: Jo, jo. Po ishte e jashtëzakonshme nga ana ime. Se unë në momentin kur ata më lanë në tokë menduan që mbarova. Ata menduan që mbarova se më lanë në tokë dhe unë, se harroj i shtrirë shoh gjithë dritaret, se shtëpia ime ishte te një si formë si dy L me një oborr të brendshëm ishin parafabrikatet dhe ishte një bllok dhe shoh gjithë dritaret, dritat me njerëzit në dritare. Ishte kështu si një amfiteatër. Edhe aty mora fuqi, u çova dhe fillova duke iu bërtitur atyre. Rrini nëpër dritare po kështu do t’ju vini juve nëpër shtëpi. Duke mbajtur fjalim. E kupton? Se isha akoma i nxehtë, nuk isha i vetëdijshëm unë se çfarë ndodh. Ndërkohë hunda bënte kër-kër-kërk edhe pastaj dal në rrugë afër te parafabrikatet poshtë, te ish-Uzina Enver. Dal në rrugë për të marrë makinë nuk ndalonin makinat, nuk ndalonin dhe unë isha gjak dynjaja dhe më morën dy çuna ndaluan, më morën. Se kur unë po flisja më vjen dikush dhe më thotë boll se po humb shumë gjak dil merr një makinë. Të kujtohet që doli ajo teoria që i kanë hedhur bojë që Serveti i shkretë me ata i kanë hedhur bojë të kuqe sipër, ka hedhur bojë sipër që të duket.
Nikollë Lesi: Kanë qenë në faqe të parë ato.
Kryeministri Edi Rama: Kjo është bojë. Edhe mua akoma më rrinte mendja te lufta edhe thashë të shkoj ta bëj një foto përpara, jo para fotos thashë të shkoj njëherë të lajmëroj dikë se unë mund të iki dhe s’merr vesh se për çfarë dhe shkova te Sandër Furxhiu te shtëpia e Sandër Fuxhiut që punonte për BBC, që t’i lija ti thosha ja ku më ke dhe pastaj shkova te Kumi. I shkreti edhe ai dridhej. Ai dridhej më thoshte mua mos thuaj që e ke bërë te unë. Aty e shihja që ishte një situatë…,frikë e madhe, frikë e madhe. Mos thuaj që e ke bërë te unë të lutem fotografinë o i shkret. Dhe kur shkoj në spital ata çunat më thanë mua tani ne po të lëmë këtu. Nuk më çuan deri te dera. Më lanë, ishin 20-30 m larg dhe te dera unë akoma duke ecur se fillova të ftohesha dhe filloi të dridhej trupi edhe te dera ishte një ushtar. Ai ushtari ishte në qejf të vetë. Unë duke kaluar ai u çua, ku shkon ti tha. I thashë diçka që s’duhet ta thosha, po ja thashë. Nuk i bëri përshtypje atij, u ul prap ai. Hyj brenda unë më del një infermiere dhe një doktor. Edhe ajo infermierja po më shihte, i thashë unë, Edi Rama jam unë, i Kohës tonë. Ai doktori tha: “Moo ku më ra ky mua”. Të betohem. Ai gjatë kohës që më qepte, më thoshte Skënder. Më erdhi pastaj mu fut ai tjetri i këtyre që ishin me xhupa të zi mu fut brenda ai, u fut në sallë, u fut u shtri te krevati tjetër. Ishte katastrofë totale. Erdhi doktori kjo është tentativë për vrasje, pastaj dhe atje në Francë kur më pa ai mjeku, që më pa këto plagët tha, të ka shpëtuar gjatësia dhe sporti.
Nikollë Lesi: Me këtë atmosferë erdhi dhe djegia e gazetës Koha Jonë më 3 mars 97.
Kryeministri Edi Rama: Kështu që unë nuk kam qenë këtu kur u dogj. Po ajo ishte kapaku domethënë.
Nikollë Lesi: Ajo histori, ndejtëm 42 ditë s’doli gazeta Koha Jonë. Të tjerat dilnin. Pastaj iku stafi, pastaj u shpërnda ra pak kështjella. Erdhi dhe PS-ja në pushtet pastaj disa s‘ gjetën punë, diku nëpër punë të shtetit dhe pastaj filloi beteja e dytë që nuk do të pëlqejë se je kryetar i Partisë Socialiste, po unë jam i detyruar ta them se është përvjetori i 35 i gazetës Koha Jonë dhe kjo është historia si djathtas si majtas. Majtas është pak më butë.
Kryeministri Edi Rama: Mos e bëj krahasimin tani se me ato që ke përjetuar ti e familja. Po prit se ti nuk po thua pjesën e familjes.
Nikollë Lesi: Më hodhën shtëpinë në erë.
Kryeministri Edi Rama: Po shtëpia në erë, po bashkëshorten, po fëmijët të vegjël fare. Jo, po ti, çuni i atij, do ta vrasim, do ta bëjmë. Domethënë dhe jo njëherë, jo njëherë. Pesë vjet rresht.
Nikollë Lesi: Edi se më ktheve prapë. Mbaj mend Edi se në një moment gryka e topit, e tankut që ishte drejtuar nga ato të Gardës kanë pasur te liqeni, ka pasur një tunel garda. Është ai tuneli që dilnin tanket e gardës dhe isha në kat të dytë te shtëpia aty te Petro Nini ku, me ato grilat e vogla që ishin atëherë të kohës ashtu, dhe dëgjoj unë këtë gjuhën pak veriore, se s’dua të fyej njeri, zona të caktuara po besoj e nënkupton që thoshin bjeri vëlla me grykën e topit ta hedhim në erë Nikoll Lesin. Ndërkohë ishte dhe shefi i ushtrisë, Adem Çobani ka qenë shefi i ushtrisë atëherë, burrë zotëri, ka ikur në Amerikë tani, ai ishte në kat të gjashtë e i thotë një tjetri se dëgjoheshin, gjithë frikë se kalamajtë i kisha shtrirë, gruaja atje…, unë isha në errësirë dhe dëgjoja jashtë grykën e topit që e kishte drejtuar te dritarja e shtëpisë. Mos se kemi shefin e shtabit këtu, se mos hedhim në erë dhe atë, se më kishin shkatërruar. Pra në fakt nuk bëhet krahasim, por më lejo prapë të vij në vite, se janë 35 vite Edi. Dhe pastaj në kohën e PS-së u kërkua imuniteti i botuesit Koha Jonë dhe është beteja e parë që më lejo ta them tashi me qenë se kam kaluar prefiksin me gjashtë, jam burrë i vjetër, më i vjetër se ti./A.D
