Gabriel Jesus është pranë transferimit te Barcelona,. Sulmuesi brazilian ka arritur marrëveshje për një kontratë 2-vjeçare, deri në verën e vitit 2028.
Në marrëveshje parashikohet edhe opsioni për një sezon shtesë, që mund ta mbajë 29-vjeçarin në Barcelonë deri në vitin 2029.
Arsenali i ka dhënë leje lojtarit të udhëtojë drejt Spanjës për të kryer vizitat mjekësore. Nëse procedurat përfundojnë pa probleme, transferimi i tij te Barcelona pritet të zyrtarizohet menjëherë pas tyre.
Jesus u transferua te Arsenali nga Manchester City në vitin 2023. Gjatë periudhës së tij me klubin londinez, ai ka regjistruar 123 paraqitje, 32 gola dhe 22 asistime.
Tashmë, braziliani është pranë një kapitulli të ri në karrierën e tij me Barcelonën./mxh
